Raportimi i Simmonsit,debate dhe dilema

I paralajmëruar tash e një vit, të hënën ndodhi raportimi i ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, jo në Kuvendin e Kosovës, siç ishte paralajmëruar, por para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Simmons përmes një video-lidhjeje ka raportuar për skandalet e EULEX-it në Kosovë përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët.

Ai tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

“Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqit e mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata. Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, tha Simmons.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it tha se kishte ndërhyrje edhe në e-mailet e tij.

Ai tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si “Kleçka” dhe “Drenica 1 dhe 2” – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, kërkohej dënimi i pjesëmarrësve në këtë rast, duke shtuar se “shfajësimi konsiderohej si dështim”.

Ai ka tutje ka shtuar se gjyqtarët e EULEX-it ishin mjet për të arritur objektivat politike.

Simmons gjithashtu shtoi se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës.

Ai tha se EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste. Simmons ka thënë se në vitin 2014 ka zbuluar se shumë dokumente të tilla i janë dhënë Serbisë.

Më tej ai ka shtuar se EULEX-i dhe Bashkimi Evropian asnjëherë nuk i kanë mohuar këto akuza, derisa ka deklaruar se i janë kundërpërgjigjur me sulme.

Ndaj deklarimeve të Simmons ka reaguar EULEX.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close