Kryesia e Kuvendit mbanë sot mbledhjen e radhës, ja pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbanë sot mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 14:00. Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të bëhen përgatitje për seancë plenare ku do të jenë disa pika të rendit të ditës.

Në mbledhje, njëra ndër pikat e rendit të ditës është edhe përzgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për Seancë plenare:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

8.Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

9.Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close