Portugalia regjistron rritje të papritur të numrit të pacientëve me covid në spitale

ATSH-DPA/ – Numri i njerëzve në Portugali të shtruar në spital me Covid-19 është rritur në mënyrë dramatike dhe të papritur, me mbi 700 të shtruar, thënë ndryshe numri maksimal që nga muaji mars.

”Në terma përqindjeje, numri i pacientëve Covid-19 në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është rritur shumë që nga muaji shkurt”, theksuan autoritetet shëndetësore.

Ka pasur 1 782 raste të reja dhe tetë vdekje dje, në vendin me një popullsi prej rreth 10,3 milionë banorë.

Varianti më i transmetueshëm Delta i virusit po përhapet me shpejtësi dhe përbën 90% të rasteve të reja.

Portugalia prezantoi edhe planet për një shtetrrethim 10-ditor gjatë natës për të luftuar rritjen e numrit të rasteve.

Ndërkohë në zonat e goditura më rëndë, përfshirë Lisbonën, banorët mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për një arsye të justifikuar midis orës 11:00 dhe 05:00, një masë që prek rreth 4 milionë persona.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close