Bukuritë natyrore të Matit

ATSH/ Bukuritë natyrore të Matit, e kanë kthyer atë në një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat.

“Mirëmengjes dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Ulëza, Bushkashi, Kanioni i Urakës, Lumi Mat, Kalaja ilire e Stelushit, Shpellat e Bruçit, Varri i turkut, Kisha e Shën Trinisë, Kisha e Shën Mërisë, Parku Qafështamë, Madhesh, Burimi i Shutrrejës, Parku Kombëtar Zall-Gjocaj, Guri i gjatë, Macukull, Mali i Dejës, Liqenet e Balgjajt, Kalaja ilire e Xibrit, Shtëpia e Pjetër Budit, Kalaja e Petralbës, Ura e Vashës, Guri Nuses, Kurdari, janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close