Studimi konfirmon rrezikun jashtëzakonisht të ulët të infektimit te fëmijëtme coronavirus

/ATSH/ – Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë ose vdesin nga COVID-19 është jashtëzakonisht i ulët, konfirmon një analizë e re e të dhënave të infeksionit Covid, sipas BBC.

Shkencëtarët nga University College London dhe Universitetet e York-ut, Bristol-it dhe Liverpool-it thonë se studimet e tyre për fëmijët janë më gjithëpërfshirëset deri më tani në botë.

Ata kontrolluan të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë dhe gjetën se shumica e të rinjve që kishin vdekur nga Covid-19 kishin kushte themelore shëndetësore, si neuro-aftësi të kufizuara të ndërlikuara.

Të dhënat nga 12 muajt e parë të pandemisë në Angli tregojnë se 25 persona nën 18 vjeç kanë vdekur nga COVID-19.

Ata që jetonin me sëmundje të shumta kronike dhe neuro-aftësi të kufizuara ishin më të rrezikuarit, megjithëse rreziku i përgjithshëm mbeti i ulët.

Përfundimet po shqyrtohen nga grupi këshillimor i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht, në BM, nën 18-vjeçarëve nuk u ofrohen vaksina antiCOVID-19 në mënyrë rutinore, edhe nëse kanë kushte të tjera shëndetësore themelore që i vënë ata në rrezik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close