Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Çmimi i bukës – laraman…!

Gjilan, 22 tetor            Tefik Selimi


Nuk e patëm qëllimn të vizitojmë disa qendra të vendit tonë, por rruga na rastisi dhe, duke hyrë nëpër shitore, aty-këtu kemi vërejtur laramani çmimesh të bukës. Kjo “gjendje” më nxiti ti shkruaj këta rreshta, për faktin se, kur buka shitet me çmime jo të njëjtë, atëherë çka do ti thoshim qytetarit skamnor, i cili e jeton jetën me pak “lekë” dhe afrohet dhe mezi pret që buka e përditshme të jetë më e lirë?! Dihet: sot, në Kosovë ka me mijëra markete, në të cilat, çmimet e mallrave të tyre janë të lloj-llojshme. Sidomos kur afrohet fundi i muajit, reklamat për shitjen e mallrave nuk mungojnë.

Çmimi i bukes laraman

Ja po ndalemi te buka jonë e përditshme, “falna Zot”, ka shtuar Migjeni! Ky artikull i parë i njeriut, i cili çdo ditë konsumohet nga qytetarët, si mund të ndodhë që diku të jetë 25 centi, e diku 35 centi?!!! Në Gjilan, buka shitet me çmim 35 centi. Pse këtu çmim është 35 centi?! Në Ferizaj buka shitet 25 centi, por edhe në Shtime, çmimi i bukës është 25 centi. Pse kjo laramani e çmimit të bukës? Ku janë “zyrtarët” rrahagjokës që nuk po e e përcjellin gjendjen e çmimit të bukës tek ne? Ndoshta kanë rënë në gjumin dimëror ose po merren me ngërçin politik të Kuvendit të Kosovës! Ndoshta! Nuk është mirë që, ky artikull i parë i njeriut të ketë çmime të ndryshme. Pse, athua? Në Gjilan buka shitet 35 centi, ndërsa në Ferizaj e Shtime, buka shitet 25 centi. Do të ishte mirë që, këtë “problematikë” jetësore ta hulumtojnë inspektorët tanë, të cilët janë përgjegjës për çmimet e artikujve ushqimorë të qyetarëve tanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close