Deçani shpallë gjendje emergjente, pas helmimit të qindra qytetarëve

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme në këtë komunë.

Dy persona nga Komuna e Deçanit që gjatë së hënës kërkuan ndihmë pas dyshimeve për helmi nga uji, kanë vdekur. Këto vdekje të dyshimta janë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikqi, ka thënë për Radio Kosovën se prokuroria ka kërkuar që të bëhet obduksioni i dy trupave të pa jetë për të kuptuar shkaktarët e vërtetë të vdekjes së tyre.

“Për shkak të situatës së krijuar në Deçan, prokurori ka urdhëruar që dy trupat të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për  obduksion, për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për shkak të situatës së krijuar, ku qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë pasi kanë simptoma të helmimit”, tha ai.

Zëdhënësi Nikqi, thotë se prokuroria ka filluar grumbullimin e provave për hetimin e rastit të helmimit të qytetarëve nga Deçani. E, drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Musë Berisha, thotë se dy të vdekurit dyshohet se kanë patur probleme kardiake. Tutje, Berisha shton se Komuna e Deçanit ka shpallur sot gjendje emergjente, pasi edhe gjatë 24 orëve të fundit qytetarë të shumtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gjatë natës ka pasur fluks të madh të qytetarëve, të cilët janë me të njëjtat simptoma me të ditëve të më parshme. Janë simptoma mbase të helmimit, por ende nuk është vërtetuar. Institucionet kompetente kanë marrë mostrat e ujit dhe ne po presim për të kuptuar se nga ka ardhë kjo situatë. Të gjitha institucionet në Deçan janë në nivel të përgjegjësisë së tyre, sidomos shëndetësia, e cila  është angazhuar maksimalisht për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të helmuar”, tha ai.

Drejtori i shëndetësisë në Deçan, thotë se janë mobilizuar për tejkalimin e situatës së helmimit të qindra qytetarëve. Ai thotë se janë pritje të rezultateve finale të mostrave bakteriale të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close