Kryeministri Kurti: Do t’iu përgjigjemi nevojave të qytetarëve të infektuar

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në Deçan. Ai është shprehur se gjendet në vizitë zyrtare dhe s’ka mundur të jetë pranë qytetarëve por që ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me insitucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit”, ka shkruar ai.

Tutje kryeministri Kurti ka thënë se qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni.

“Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë dje ka treguar se ndodhet në Athinë të Greqisë ku po merr pjesë në një simpozium.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close