​Tre persona plagosen në Viti, njëri prej tyre vdes

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Komunën e Vitisë, si pasojë e lëndimeve njëri nga ta ka humbur jetën. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshimtë.

Kështu ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në Rr “Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë .Sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .Hetimet se si ka ardhur deri tek ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Hashani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close