MSH: Nga sot mund të vaksinohen qytetarët mbi moshën 18 vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot caktimi i terminit për vaksinim është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Sqarimi i plotë i MSH-së:

 

Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/).

 

Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

 

Hapi 1 Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

 

Hapi 2 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

 

Hapi 3 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

 

Hapi 4 Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

 

Hapi 5 Shtypni butonin “Ndaj terminin”.II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

 

Hapi 1 Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

 

Hapi 2 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

 

Hapi 3 Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

 

Hapi 4 Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

 

Hapi 5 Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

 

Hapi 6 Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

 

INFORMATË SHTESË:Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-192. Për informata rreth vaksinës3. Për informata rreth procesit të vaksinimit5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit#Bashkëiadalim!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close