Ministria e Shëndetësisë me njoftim të rëndësishëm rreth vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm rreth vaksinimit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe se është i mundur për qytetarët mbi moshën 18-vjeçare.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka shpjeguar në detaje hapat që duhet ndjekur për të ndarë termin për vaksinim.

Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

  1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

  2. Për informata rreth vaksinës

  3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

  4. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close