Një person i vrarë në protestat në Kubë

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare në këtë vend.

Mediat shtetërore thanë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në lagjen La Guinera të kryeqytetit Havana.

Sipas zyrtarëve, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë të Qeverisë. Por, dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë i sulmuan anëtarët e grupit.

Waldo Herrera i tha agjencisë së lajmeve Reuters se oficerët “i nxorën armët dhe filluan të qëllonin” në drejtim të protestuesve.

“Unë mendoj se komunistët e kanë humbur kontrollin. Ata nuk do të kenë zgjidhje për këtë situatë”, tha Herrera.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se si vdiq Diubis Laurencio Tejeda. Ministria e Brendshme e Kubës tha përmes një deklarate se i vjen keq për vdekjen e tij.

Protestat e rralla anti-qeveritare në Kubën komuniste nisën të dielën.

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar rënien ekonomike, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e Qeverisë.

Tubimet e tilla të paautorizuara publike janë të paligjshme në Kubë dhe presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel, i quajti demonstruesit “anti-revolucionarë”.

Qeveria e tij pretendon se protestat janë financuar dhe nxitur nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa për problemet e Kubës fajëson sanksionet ekonomike të SHBA-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close