Shqipëri: SPAK vijon me arrestime zyrtarësh për korrupsion

Pasi SHBA e konsideron korrupsionit si cënim të sigurisë kombëtare të saj dhe të miqve dhe aleatëve SPAK-u vazhdon të dërgojë dosje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, janë që nga mbrëmja e djeshme, (13.07.) në arrest shtëpie nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e arrestit u vu nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të Në një deklaratë zyrtare të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Rovena Voda dyshohet se “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në persona të tjerë, që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik” thekson deklarata e SPAK-ut.

Rovena Voda u emërua në postin e zëvendësministres së Brendshme në vitin 2017 dhe e mbajti këtë detyrë deri në korrik të vitit 2020, kur kryeministri Rama e liroi nga detyra.

Shkelja e barazisë në tender – SPAK akuzon një tjetër kryebashkiak

Pas arrestimit një javë më parë, (06.07) të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, për “shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre”, SPAK-u ka ꞔuar një tjetër kryebashkiak në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Eduart Kaprin, Kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera publikë dhe shpërdrim detyre” si edhe për “pengim të zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019.”

SPAK ka kryer hetime lidhur me një tender për blerjen e druve të zjarrit me vlerë afro 9,2 milionë lekë të reja, (rreth 74 mijë Euro) të kryer në vitin 2017, nga të cilat rezulton se Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, ka shkelur barazinë në tender dhe ka shpërdoruar detyrën. Ai ka bashkëpunuar me dy shtetas të arrestuar në flagrancë në qershor 2019 “duke mbyllur me çelës derën e jashtme në tri shkolla dhe një kopsht, në qytetin e Pogradecit, të miratuara si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019” thekson deklarata e SPAK.

Përveꞔ kryetarit të Bashkisë, Eduart Kapri, SPAK ka ꞔuar në Gjykatën kundër Korrusionit dhe Krimit të organizuar edhe pesë ish-punonjës të bashkisë Pogradec

Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës filluan më 6 korrik, kur u arrestua kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 punonjës të kësaj Bashkie, vijuan me arrrstimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë dhe mbrëmë me arrestin në shtëpi të Rovena Vodës.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, në një deklaratë publike, tha se “ky është vetën fillimi” duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close