Numër i madh i mërgimtarëve drejt Kosovës

Numër i madh i mërgimtarëve kanë arritur në Kosovë, por edhe më tepër pritet të vijnë gjatë këtij vikendi dhe ditëve të ardhshme.

Për dallim nga vera e kaluar kur mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në vendlindje, këtë herë ata veçse janë nisur drejt Kosovës, disa me automjete e disa me transport ajror.

Kësisoj të gjithë ata që sot janë në afërsi të pikave kufitare në hyrje të Kosovës do t’u duhet të presin paksa për shkak të kolonave.

Në pikën kufitare Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 deri në 50 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 20 deri në 25 minuta.

Duhet përkujtuar që numër i madh i mërgimtarëve gjatë ditëve që lamë pas erdhën edhe përmes Aeroportit të Prishtinës, ku vetëm brenda një ditë pati deri në 50 aeroplanë në ardhje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close