“AKI po vëzhgon çdo lëvizje në Deçan”

Qytetarët e Komunës së Deçanit nuk kanë pse të shqetësohen sa i përket sigurisë nacionale edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit të deçanasve.

Kështu bëri të ditur kryetarja e komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, para të cilit raportoi drejtori i kësaj agjencie, Petrit Ajeti.

Pas mbledhjes së zgjati gati një orë, Musliu tha se nga drejtori Ajeti i’u është bërë e ditur se AKI-ja është në krye të detyrës me kapacitete të plota në Deçan dhe se po vëzhgon çdo lëvizje atje.

“Sa i përket pyetjeve tona drejtuar drejtorit të AKI-së ishim të fokusuar në sigurinë nacionale. Mund të them me bindje të plotë, për atë që tha drejtori, se qytetarët në Deçan nuk duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI-ja. AKI është në krye të detyrës me kapacitete të plota në Deçan, po vëzhgon çdo lëvizje atje, dhe tani për tani janë këto gjërat që mund të themi pasi nuk janë të dhëna përfundimtare por preliminare”, tha ajo.

Ajo theksoi se u mbetet institucioneve shëndetësore që të dalin më analiza të vërtetuara laboratorike në mënyrë që të dihet saktë se çfarë është duke ndodhur vërtet në Deçan.

“Tani ne nuk mund ta quajmë as helmim, sepse nuk kemi analiza të vërtetuara se çfarë në të vërtet është duke ndodhur atje, këto përfundime i nxjerrin institutet shëndetësore, që ta dimë a është helmim, epidemi apo ndonjë problem tjetër që mund të jetë”, tha ajo.

Komuna e Deçanit po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pasi dyshohet se janë helmuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close