Të paktën gjashtë persona vdesin nga vërshimet në Gjermani

Të paktën gjasht persona kanë vdekur dhe për mbi 30 të tjerë nuk dihet asgjë, pas vërshimeve në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, ka thënë policia më 15 korrik.

Shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës.

Vdekjet janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.

Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë jostabile dhe në rrezik të rrëzimit, ka thënë policia.

Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.

Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Westphalia.

Një 46-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujë, teksa ka tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa një 52-vjeçar ka vdekur gjatë operacionit dhe përballjes me stuhi, ka thënë policia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close