“Vafsh në djall ti Zoti Rama dhe jo Europa !“


shkruan Fahri Xharra

“O, si nuk kam një grusht te fortë
T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezanë.
T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët,
N’agoni te perdihet si vigan i vramë.”

E di, këtë e thoshte Migjeni në kohen e Zogut, ketë donin ta thoshin e gjithë Shqipëria, por nuk guxonin si i kërcënonte vdekja, këtë duan tiu thonë edhe juve por nuk kanë guxim, sepse nuk i dihet.
Por ja që po ta them që e gjithë Shqipëria është për të hyrë në Europë , por ti me milionerët dhe miliarderët e Shqipërisë e pengoni hyrjen.
Sikur Europa mos të na donte si shqiptarë , ato nuk do ti pranonin mbi një milion shqiptar. Po, po një milion shqiptar të po kësaj Shqipërije . E shihni që Europa nuk është kundër shqiptarëve por kundër jush ! Ju jeni të vetëdijshëm për këtë por nuk e doni fatin e Sanaderit të Kroacisë.
Ti po krijon “ Mini Shengen “, e me kë ? me Serbinë dhe Maqedoninë që janë “ hasmit “ më të mëdhenj të shqiptarëve. Pse Bullgaria, Rumania, Greqia e as Mali i Zi nuk iu bashkëngjitet? Sepse ata e dinë qëllimin e fundit të kësaj “ aleance “.
Ti nuk e lejon Shqipërinë të futet në Europë sepse duhesh t
i dalësh krah Kosovës, e ketë nuk ta do zemra, por nuk ta lejon as Serbia.
As një shqiptar nuk e do fjalorin tënd ndaj Europës, sepse Europa me Amerikanët e çliruan Kosovën dhe e mbrojtën Shqipërinë nga shkapërderdhja. .
“Gjithsesi, shefi i qeverisë- shkruan shtypi servil i Shqipërisë- theksoi se kjo nuk duhet ta nënshtrojë Shqipërinë, përkundrazi siç shtoi ai, duhet t’i dimë më shumë vlerat tona pa iu lutur Brukselit, pse jo të jemi ne që i themi “vafsh në djall”.

Këte mund ta thuash ti, por jo në emrin tonë !
Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!

I dëshpëruar Fahri Xharra nga Gjakova
15.07.21

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close