Ministri Vitia në Deçan: Situata nën kontroll, më pak pacientë po kërkojnë ndihmë

Derisa ende nuk dihet për shkaktarin e helmimit të mbi 1500 banorëve të Deçanit, një pjesë e analizave po pritet të dërgohen jashtë vendit. Ndërkohë, për një pjesë të analizave të tjera po priten rezultatet gjatë këtyre ditëve.

(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar QKMF-në në Deçan, ku po marrin shërbimet pacientët e helmuar.

Vitia ka folur për analizat që janë bërë për t’u identifikuar shkaktari i këtyre helmimeve ditëve të fundit.

“Një pjesë e rezultateve ka dalur, një pjesë e rezultateve të tjera po pritet sepse për disa rezultate donë kohë mbjellja e kulturave bakteriale. Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike”, ka shtuar Vitia.

Më tej, ai ka theksuar se gjatë ditës së sotme ka rënie të numrit të pacientëve të helmuar.

“Jam shumë i lumtur nga informatat që mora nga drejtori dhe nga stafi në QKMF-në se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ka rënë. Situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për momentin. Në anën tjetër si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit, edhe qytetarëve të Deçanit edhe stafit shëndetësor, qoftë me nevojat të cilat kanë nevojë qytetarët dhe personeli në QKMF-në, qoftë edhe me problemet sa i përket resurseve humane”, u shpreh Vitia.

Drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha tha se e ka njoftuar ministrin për të gjitha angazhimet që kanë bërë.

“Unë e njoftova ministrin për të gjitha ato që kemi bërë deri me sot. Dhe unë shpresoj që mendoj që ju jeni veç të informuar”, ka thënë shkurt ai.

Deri më tani është raportuar për mbi 1500 banorë të Deçanit dhe rrethinë si të helmuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close