Ambasada amerikane në Prishtinë reagon në lidhje me helmimin masiv të qytetarëve në Deçan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar në lidhje me helmimin emasiv të qytetarëve të Deçanit që ka ndodhur ditëve të fundit.

Ambasada u bëri thirrje gazetarëve, por edhe qytetarëve që të mos dëgjojnë thashethemet për shkaqet e mundshme të helmimit masiv, por të presin dëshmitë.

Në njoftimin në llogarinë zyrtare të ambasadës në Twitter, me dëshirat për një shërim të shpejtë të qytetarëve të helmuar, Ambasada Amerikane gjithashtu thotë se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë disa analiza deri më tani, sipas të cilave bakteret konsiderohen si një shkak i mundshëm i helmimit.

“Mendimet tona janë me ata që u preken nga kjo situatë. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteri është ndoshta shkaktari i simptomave. Gazetarët, qytetarët – injoroni thashethemet. Prisni për faktet,” porosisin nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

/përgatitur nga proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close