​“Hidrodrini” nis implementimin e rekomandimeve të IKSHPK-së

Pas raportit të sotëm të IKSHPK-së dhe 10 rekomandimeve që kanë dal nga ky raport, KRU “Hidrodrini” ka urdhëruar të gjitha Njësitë Operative të Zonës së Mbulueshmërisë, që nga mëngjesi të fillojë implementimi i rekomandimeve të reja në fjalë që burojnë nga raporti i pasdites i publikuar nga IKSHPK.

“Për hir të sqarimit të opinionit, bëjmë me dije se rekomandimet në fjalë nga ana e IKSHPK-së, nuk na kanë arritur zyrtarisht por vetëm i kemi marrë nga Media. Ne lusim IKSHPK-në, që të ofrojë sqarime shtesë se cilat mostra të ujit janë marrë, pra a bëhet fjalë për mostra nga sistemi i KRU ‘Hidrodrini’ dhe inkurajojmë që mostra të merren edhe në bunare (puse), nëse nuk janë marrë, e të cilat përdoren nga banorët vet”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Derivat i këtyre 10 rekomandimeve të publikuara, KRU “Hidrodrini” ka ngritur menjëherë pasdite, tre ekipe specifike profesionale siç janë;

  1. Ekipi i kualitetit të ujit në të gjitha pikat e kontrollit, (ku do të ri-kontrollohet për klorinim).

  2. Ekipi i kontrollit dhe identifikimit të bunarëve të cilat janë kyçur paralelisht në sistemin tonë.

  3. Ekipi i inspektimit të gropave septike apo të ndonjë rrjeti të ujërave fekal.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close