Ramosaj merr vendim për “Hidrodrinin”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do e ketë më komuna e Deçanit në menaxhim, kështu tha kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për medie.

Ramosaj tha se sipas analizave të fundit të IKShPK-së se në disa analiza kanë dalë disa bakterie dhe ka indikacione se uji mund të jetë i kontaminuar, raporton Ekonoma Online.

“Unë sot do të flasë për tri tema e pra ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të pacientëve që e kanë kaluar tash këtë, dhe po ashtu me temën e dytë do të flasim për analizat e publikuara 1 orë më herët dhe e ndjejmë për obligim të falënderojmë disa institucionet. Sot edhe unë edhe qytetarët ndihemi më të lehtësuar për faktin se dul një rezultat i cili hedh dritë mbi atë çka është shkaktuar gjithë ky shqetësim, pikëpyetjet dhe hipotezat e teoritë konspirative e marrin epilogun. Më vir keq që gjatë kësaj kohe se kemi pasur një koncetrum të medieve të caktume”.

“Do të jem i përkushtuar që kjo problematik me u zgjedh deri në fund ku kam vendos me marr një përgjigje nga të gjitha teoritë konspirative, numrin sot është në rënie mirëpo po vazhdon sepse ky lloj infeksioni e ka fazën e vet dhe po besoj që ditëve në vijim do të marr fund”.

Ai ka folur edhe për aksionin e njësisë së Policisë, në Pejë , Deçan e Istog, ku u arrestuan 10 zyrtarët për keqpërdorim të detyrës.

Ai është pyetur se a është arrestuar drejtori i Urbanizimit të komunës së Deçanit, derisa Ramosaj shtoi se drejtori nuk është arrestuar.

“Është aktivitet i shtetit siç është prokuroria, por ne e kemi pasur një kërkesë në kohë të caktuar, nuk bëhet fjalë për ndonjë arrestim dhe e kam dit prej mëngjesit, nuk bëhet fjalë për Drejtorin e Komunës së Deçanit që është i arrestuar”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close