Kuvendi nis hartimin e ligjit për kriptovalutat

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga kryetari Ferat Shala, sot është formuar Grupi i punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, derisa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci, theksoi se me anë të këtë këtij ligji synohet të krijohet bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat.

“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e punës është edhe projektligji për kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, u shpreh Statovci.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në kriptovaluta, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash. Mes atyre që kanë investuar ka edhe deputetë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close