EMA: Dy doza vaksine thelbësore për t’u mbrojtur nga varianti Delta

ATSH-AFP/ – Administrimi i dy dozave të vaksinës antiCOVID-19 është thelbësor për t’u mbrojtur kundër variantit Delta, njoftoi sot rregullatori europian, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të përshpejtojnë programet e tyre të vaksinimit.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se dy doza të një vaksine antiCOVID-19 (…) janë të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e duhur kundër variantit Delta”, tha Agjencia Europiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.

“Respektimi i programit të rekomanduar të vaksinimit është thelbësor për të përfituar nga niveli më i lartë i mbrojtjes”, shtoi EMA.

Varianti Delta pritet të përfaqësojë 90% të rasteve të COVID-19 deri në fund të gushtit, sipas një deklarate nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Rregullatori europian rekomandon administrimin e dy dozave për vaksinat Comirnaty (Pfizer), Spikevax (Moderna) dhe Vaxzevria (AstraZeneca).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close