Vërshimet – dhjetëra të vdekur e qindra të humbur në Gjermani

Reshjet e dendura në 48 orët e fundit në Europën Perëndimore kanë shkaktuar në zona të ndryshme katastrofë natyrore me pasoja në jerëz e dëme materiale. Në shumë rajone është shpallur gjendje alarmi prej katastrofës.

Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet papushim në 24 orëkonsiderohen ende të humbur qindra vetë. Dhjetëra kanë gjetur vdekjen në disa lande të Gjermanisë, e numri po shtohet. Për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland-Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi natën. Sipas të dhënave të policisë po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideorhen të humbur.

Në qarkun e Ahrweilerit njoftohet për të paktën pesë të vdekur. Është e paqartë nëse këta persona ndodhen ndërkohë me pushime diku tjetër, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtetë në vështirësi, tha ministri i Brendshëm i landit Roger Lewentz.

Në shumë rajone njerëzit janë bllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre. Janë planifikuar evakuuime nga ajri, sikurse njofton radioja SWR. Në disa qarqe të landit Rheinland-Palatinate autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës.

Në qarkun Ahrweiler njerëzit kanë shpëtuar duke u ngjitur në çatitë e shtëpive duke pritur për ndihmë. Sipas policisë në këtë qark kanë humbur jetën të paktën pesë vetë prej vërshimeve. Rrethnat nuk dihen saktësisht, por trupat janë gjetur në disa vende.

Edhe në qarkun e Eifelit në Bitburg-Prüm situata është me rrezik, njofton një zëdhënës i qarkut. Dy punonjës të ndihmës teknike THW kanë mbetur të izoluar prej vërshimit të ujit me rrezik pë rjetën. Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët hyrëse për komunën Kordel me 2000 banorë në qarkun Trier-Saarburg.

Edhe në luginat në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë prej reshjeve të dendura shkaktuar prej rrymës ajrore të presionit të ulët, „Bernd”, niveli i ujërave ka arritur në kufij rekord. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë dhe Rheinland-Palatinate kanë mbetur të paktën 200.000 banorë pa energji elektrike. Për arsye sigurie janë hequr siguresat në mënyrë që të shmanget rreziku prej ujit që ka depërtuar në ndërtesa.

Për shkak të një defekti në rrjetin elektrik u evakuua i gjithë spitali i Leverkusenit, ku ndodheshin 468 pacientë. Ndërsa në Eschweiler pranë Ahenit është ndërprerë furnizimi me ujë. Në Rheinland-Palatinate sasia e reshjeve për metër katror ka qenë deri në 148 litra. Në disa pjesë të Këlnit sasia e reshjeve ka qenë 154 litra për metër katror. Si pasojë e rryemës së presionit të ulët Bernd në shumë zona ka qindra rrugë dhe qilarë godinash janë mbushur me ujë. Si rrjedhojë e vërshimeve ka pasur pengesa edhe në qarkullimin e trenave dhe makinave. Autoritetet Parashikojnë, që në ditët e ardhëshme mund të rritet edhe më shumë niveli i lumenjve.

Edhe në Belgjikë, Zvicër e në rajone të tjera të Europës Perëndimore ka pasur vërshime që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

/dw/bc/qu/ml (dpa, afp, rtr, SWR)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close