“Hidrodrini” insiston:S’ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i helmimeve në Deçan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, është duke insistuar se nuk ka tregues që tregojnë se uji i pijshëm mund të ketë qenë shkaktar i helmimit të qytetarëve në Deçan

Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se vendimi për ndërprerjen e ujit të pijshëm për këtë zonë ka qenë një vendim jo i duhur.

“Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet në sqarimin e kompanisë “Hidrodrini”.

.”Ndërprerja e ujit të pijshëm për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situata dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund ti ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reklamë

Reagimi i plotë:

Komunikatë sqaruese për Media / Rasti Deçani

Në takimin e sotëm të orës 14:00, në përbërje të përfaqësusve të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mekanizmave institucional shtetëror e shëndetësorë, që vie në vazhdën e zhvillimeve të rastit Deçani, e ku kanë marrë pjesë,

Nga KRU ‘Hidrodrini’;

Prof. Demë Abazi – Kryesues i Bordit të KRU ‘Hidrodrini’

Ing.Agron Tigani – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’

Rasim Maloku – Zyrtar i KRU ‘Hidrodrini’

dhe

z.Afrim Lajqi – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – Këshilli N/ministror për ujëra

Dr. Burbuqe Nushi – Koordinatore e cilsësisë së Ujit nga IKSHPK

z.Besim Ymeri – Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe monitorim nga Ministria e Ekonomisë

z.Adem Ahmeti nga Ministria e Ekonomisë

znj. Harije Morina – Drejtoreshë e ARRU

Bekim Juniku zv/Drejtor i SHUKOS

Janë nxjerrë konkluza si  në vijim;

  1. Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm nga sistemi i ujësjellësit ‘Hidrodrini’, të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve  shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga baorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan.

  2. Ndërprerja e ujit të pijshëm për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situata dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund ti ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi.

  3. Të ndërmerren urgjentisht masa  në trajtimin e sistemeve të Ujsjellësit të cilat do rrisin dhe përmirësojnë  sigurinë fizike të kompontetëve të ujit të sisitemit furnizues.

Nga takimi, mediat dhe opinioni janë apeluar që të përmbahen nga tituj dhe mesazhe që nuk përkojnë me raportet zyrtare të mekanizmave profesional që trajtojnë situata të ndjeshme, të tilla.

Për të gjithë qytetarët që kanë shfaqur simptoma, shërim të shpejt.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close