Amerika po sjell ushtarë dhe bazën më të madhe në Shqipëri,stop ndikimit lindor dhe rus në këtë pjesë të Europës

Shqiptarët janë me fat që janë në sferën miqësore të orbitës amerikane,dhe jo vetëm që përfituan historikisht më 1912,por edhe Kosova si tërësi territoriale shqiptare asht edhe në projektet gjeopolitike e ushtarake amerikane pasi këta e ngritën edhe si shtet të dytë shqiptar.

Dhe me sa po shihet nga ngjarjet dhe lëvizjet më të fundit ushtarake amerikane ,shqiptarët do të ngelen nga kombet më të besueshme për ta.Ata po ua sjellin shqiptarëve mbrojtjen dhe ushtrinë më të fortë në botë në territorin e tyre, dhe po e marrin Shqiptarinë nën mburojen perëndimore në një rindarje civilizimesh.

Nga ajo që flitet e përflitet e shikohet edhe me sy,Shqipëria e pas “Defender Europe 2021 Albania” asht mbushur me njerëz të cilët mendohet se janë “ushtarakë amerikanë” që kanë ngelur për të mbetur në Shqipëri për të mos u kthyer mbrapa pas përfundimit të stervitjes së madhe ushtarake.

Edhe pse këto ende mund të konsiderohen si “spekulime”,më tutje thuhet se vetëm ka filluar vënia fillestare e shtëpive të lagjeve që do të ndërtohen në të ardhmen për ushtarët amerikan.

Mendohet se shumë baza që do të mbyllen në Gjermani e gjetkë do të zhvendosen në Shqipëri si një vijë e re strategjike e përballjes me kërcënimin Rus e lindor,duke përfshirë influencën e Kinës.

Megjithëse këto nga dikush mund të konsiderohen pra si “thshetheme”,një gjë asht e sigurtë,Shqipëria ngadale po shndrrohet në bazë të madhe amerikane,më saktë marrim shembullin e Kuçovës e cila konsiderohet si një fole historike e aviacionit ushtarak shqiptar.

Kjo bazë tashmë ka marrë formë të një foleje ajrore amerikane si bazë e parë ushtarake e aleancës në rajon.Këtu janë sjellë tashmë dhe do të sjellen edhe sisteme raketash moderne “Patriot”.

Këtë më së miri e dëshmojnë edhe pamjet nga fotot e mëposhtme të sjella këtu,ku Ambasadorja Yuri Kim viziton Bazën Ajrore në Kuçovë ku ajo së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Begaj dhe Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williamsu (Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës) ndoqi ushtrimin e sistemit për mbrojtjen ajrore me raketa nga Artileria e Mbrojtjes Ajrore dhe funksionimin e zonës së mbështetjes logjistike si pjesë e #DefenderEurope21.

Të paktën kësaj radhe shqiptarët u radhitën drejt gjeostrategjikisht.

Xhelil Arifi 16 korrik


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close