Qeveria reagon pas aksionit të PSD:Të shqetësuar me pamjet e dhunës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas protestës së mbajtur sot të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj.

Qeveria në reagimin e bërë për media thotë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së.

“Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Më tej, në reagim thuhet se “Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin”.

“Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, përfundon reagimi i Qeverisë.

Ndryshe, për dhunën e përdorur gjatë arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aktivitetin e sotëm, Policia e Kosovës ka suspenduar policin mbikëqyrës, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale.

Partia Socialdemokrate (PSD) ndërmori një aksion mesditën e sotme në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”, ndërkaq tetë nga personat pjesëmarrës në këtë aksion janë arrestuar.

Për dhunën e përdorur nga Policia e Kosovës ka pasur reagime nga shoqëria civile si dhe partitë opozitare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close