Kadri Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë

Gjykata Speciale i kishte dhënë leje ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli,  që të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së babait.

Veseli e kishte takuar babain e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mirëpo qëndrimi i tij tek familjarët në Bair është edhe krejt çka u pa publikisht nga vizita e dytë e Veselit në Kosovë që nga arrestimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Siç i bënë me dije zyrtarë të Speciales ish-kreu i Kuvendit qëndroi në atdhe tri ditë.

“Vizita zgjati nga e shtuna e 10 korrikut deri të hënën e 12 korrikut dhe zotëri Veseli është kthyer i sigurt në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjatë vizitës, i akuzuari ka qëndruar në qendër paraburgimi dhe nën mbikëqyrje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës e mbështetën DHSK-në gjatë kësaj vizite”.

Kjo megjithatë nuk e përmbushi kërkesën urgjente të Veselit, të cilit me t’iu dhënë kumti se i ati i tij Fazliu kishte vdekur, shprehi dëshirë të vijë për vizitë 7 ditore në Kosovë. Ndonëse në pak ditë, atij iu lejua t’i takojë të gjithë familjarët për të cilët bëri kërkesë. Ndër të tjerë nënën, bashkëshorten me fëmijë, xhaxhanë e hallën. Mbi krejt këto iu plotësua dëshira t’ia japë lamtumirën e fundit babait tek varri.

“Për arsye bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrit për ta menaxhuar një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për zotëri Veseli të ndajë dhimbjen me familjarët e ngushtë. Atij i është mundësuar po ashtu vizita tek varri i babait dhe takimi me të gjithë familjarët për të cilët ka kërkuar leje”, thanë nga Dhomat e Specializuara për Klan Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close