Përmbytjet apokaliptike një omen se Gjermania do të zgjedhë për herë të parë një kancelare nga “Të Gjelbërit”?

Annalena Baerbock asht kandidatja më e re për kancelare të Gjermanisë që ka ekzistuar ndonjëherë.

Asht kandiduar nga partia Die Grünen -Të Gjelbërit,për të udhëhequr shtetin më të fortë europian nëse fiton në zgjedhjet federale në shtator si pasardhëse e kancelare Angela Merkel.

Kjo parti ka gjasa të mira pasi që në të gjitha në sondazhet ajo del mbi 20 përqind.Dhe si një subjekt i dytë në një koalicion me SPD-në ,që pritet të jetë e treta do të kishte mundësi të krijojnë një qeveri ku do të udhëhiqej nga ,z.Baerbock.

Gjasat që Gjermaninë ta udhëheqë përsëri një grua pas Angelës,janë të mira.Sidomos tani pas përmbytjeve të mëdha të këtyre ditëve që kanë shkatërruar shumë vendbanime dhe kanë vrarë shumë njerëz në vendin që mëton ta udhëheqë Annalena Baerbock,partia e së cilës me dekada asht angazhuar politikisht për mjedisin dhe ruajtjen e kushteve natyrore ,duke eleminuar shkaktarët të cilët çojnë në ndryshimet klimatike të cilat kanë filluar të sjellin kushte të paparashikueshme atmosferike dhe ndryshime në klimë si pasoje e së cilës po ndodhin stuhi dhe përmbytje me shkatërrime e tragjedi me humbje të mëdha jetash njerëzish.

Pra a do të ndikojë kjo përmbytje apokaliptike që më në fund Gjermania të ketë një kancelare të Gjelbër.Nëse do të ndodhte,kjo do të ishte një jehonë edhe për kthesë politike në tërë kontinentin,drejt ruajtjes së mjedisit dhe për të shpëtuar atë çfarë asht ende për t’u shpëtuar.

Xhelil Arifi/proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close