Vuçiq para takimit me Kurtin: “Dorëzimi nuk është një opsion”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur drejt Brukselit, për takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq publikoi një fotografi në aeroplan duke thënë se ‘ kurrë nuk është e këndshme të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë’.

Ndër të tjerash, ai tha se ‘dorëzimi nuk është një opsion’.

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close