Nis java e hapur e vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç

ATSH/- Ditën e sotme deri më 25 korrik, nis java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç.

Me kartën e identitetit, çdo qytetar mund të paraqitet në qendrën më të afërt të vaksinimit ose në qendrën e tij shëndetësore për t’u vaksinuar.

“Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Një ditë më parë, ministrja publikoi foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit.

Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,093 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,067,135 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 465,434 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close