Britani e Madhe – Numër i madh të rinjsh të pavaksinuar në spitalet e vendit

/ATSH/ – Nga sot Anglia do të lehtësojë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve.

Por, spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar, sipas ”Zërit të Amerikës”.

Në pavionin për COVID-19 në spitalin ”Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë.

Aktualisht spitali ka pranuar rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.

Por, shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj.

”Nuk mendoja se do të infektohesha. Nuk e njihja asnjë të afërm që kishte Covid. Mendoja se ishte diçka më e largët, jo një gjë lokale. Mendoja se jam i ri dhe se nëse infektohem mund ta luftoj si gripin. Por jo, nuk mundem. Kjo sëmundje është e çmendur”, thotë pacienti Darrell Gaskell.

Në pavionet e COVID-it ka shumë si Gaskell.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli.

Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.

“Shumica e të shtruarve në spital, që po sëmuren rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv, nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës. Disa kanë marrë vetëm njërën dozë. Ka edhe disa pacientë që janë vaksinuar plotësisht e që vijnë të sëmurë”, tha pulmologu Mohammet Munavvar.

Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli.

Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close