Kurti përgënjeshtron:Nuk është e vërtetë deklarata e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gënjeu kur tha se pala e Kosovës refuzoi të pajtohet për një çështje.

I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Vuçiqit se Kurti nuk u pajtua për disa çështje, dhe njërën veçanërisht atë të deklaratës ku palët zotohen të përmbahen nga veprimet që mund të krijojnë tensione në terren, Kurti tha se Vuçiq po gënjen.

“Kjo është gënjeshtër. Pra, ai që ua ka thënë këtë… Ai po gënjen. Përkundrazi, ne kemi kërkuar që të futet edhe fjala paqe dhe stabilitet, jo vetëm siguri”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.

“Nuk është kollaj, për shkak se nuk ekziston gatishmëria, përveçse interesi nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.

Ai përmendi sërish mospërjashtimin e kryetarit të komisionit qeveritar serb për personat e pagjetur, Veljko Odalloviq, duke thënë se kësisoj nuk tregohet gatishmëri për pajtim.

 

Ai shtoi se nuk është e lehtë të dialogosh me palën serbe, ndërsa tha se Serbia s’është e gatshme të përballet me të kaluarën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close