Tri gra pretendente për postin e sekretares së përgjithshme të NATO-s

Exterior view of the new NATO headquarters

ATSH-ANSA/ – Pas mbarimit të mandatit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në shtator 2022, emrat e tri grave nga Evropa Lindore janë lakuar si pretendente për këtë post.

Duke pasur parasysh konfrontimin e vazhdueshëm me Rusinë, emrat e tri grave nga Lindja janë zgjedhur veçanërisht për t’i dërguar një sinjal të rëndësishëm Moskës.

Emrat e lakuar janë ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ka punuar si asistente në NATO, ish-presidentja lituan, Dalia Grybauskaite dhe presidentja aktuale estoneze, Kersti Kaljulaid.

Nëse hedhim sytë në Perëndim, emrat janë ish-kryeministrja britanike, Theresa May dhe ish-shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.

Duke dashur të zgjerojmë parashikimin edhe në mundësinë e një kandidimi mashkullor, ish-kryeministri italian Enrico Letta është propozuar përsëri, ndërkohë që përmenden edhe kryeministri holandez, Mark Rutte dhe presidenti rumun, Klaus Johannis.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close