Mbi 200 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit, ku tashmë të drejtë për të marrë vaksinën kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.

E në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër coronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim. Qytetarë të nderuar. Urime Festa e Kurban Bajramit. Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.

“Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka thënë ministri Vita.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca, ndërkaq së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se qytetarët të cilët kishin caktuar termin për të marrë vaksinën sot më 20 korrik, MSH ua ka shtyrë terminet për ditën e nesërme, e mërkurë për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të përditësuara më 17 korrik, numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës është 220 mijë e 250 qytetarë, kurse dozën e dytë e kanë marrë 90 mijë e 165 qytetarë.

Kosova ka lehtësuar masat antiCOVID javë më parë, ku me vendimin e Qeverisë janë lejuar ahengjet familjare si dhe janë lejuar të punojnë lokalet e natës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close