Bie besimi i qytetarëve të RMV-së për Bashkimin Evropian

Sipas hulumtimit të fundit “Ballkan barometri 2021” nga Këshilli rajonal i bashkëpunimit, i bashkë- themeluar nga BE, mbështetja për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%. Përqindja në të kaluarën ka qenë konstante mbi 70%.

Në nivel të Ballkanit Perëndimorë, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%.

Nga të anketuarit në Maqedoni, sipas “sdk.mk”, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030 kurse përqindja e njëjtë vlerëson që vendi asnjëherë nuk do të pranohet.

Maqedonia në prill të vitit 2018 mori rekomandim për nisjen e bisedimeve aderuese, por të njëjtat fillimisht i bllokoi Franca dhe së fundmi edhe Bullgaria.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close