Fatmire Kollçaku e bindur se do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se është e sigurt që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Këtë deklaratë, Mulhaxha-Kollçaku e bëri në debatin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

“Ajo çfarë është e sigurt është që synimi që është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës që 60 për qind e popullatës të vaksinohet deri në fund të vitit, do të realizohet”, tha Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo theksoi se edhe ekipet e vaksinimit tashmë janë shumë të konsoliduara, ndërsa përmendi faktin që vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por duhet të punohet shumë në edukimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.

“Duhet të punojmë shumë në edukimin e qytetarëve, ku mediat luajnë rol të rëndësishëm për rëndësinë e vaksinimit dhe t’i ftojmë qytetarët të vaksinohen”, u shpreh Mulhaxha-Kollçaku.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi lavdëroi Kosovën sa i përket menaxhimit me pandeminë, duke thënë se është ndër vendet që e kanë menaxhuar me sukses COVID-19.

“Me përgjegjësi të plotë them se aktualisht kemi një situatë të qetë, por duhet të jemi në gatishmëri që t’i përgjigjemi çfarëdo situate me ndonjë variant tjetër, e përgjigja më e mirë ndaj çdo varianti është vaksinimi”, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close