MSH dhe IKSHPK ftojnë qytetarët të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës, ndërsa gjithsej 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH në raport bën të ditur se aktualisht në vend numri i rasteve aktive me coronavirus është 107, ndërsa numri i të shëruarve 105.549.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

Ndryshe, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.

“Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka thënë ministri Vitia.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Ndryshe, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close