Sindikata e Policisë për aksionin e PSD-së

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë referuar rastit të datës 16.07.2021, ku subjekti politik i PSD-së kanë shprehur pakënaqësi duke dëmtuar veturat zyrtare të ministrive si dhe përdorën forcën fizike ndaj zyrtarëve policorë.

Sindikata njofton se zyrtarët policorë në këtë rast kanë vepruar në mënyrë profesionale, duke zbatuar ligjin dhe autorizimet policore dhe në asnjë rrethanë nuk është vërejtur që kanë tejkaluar kompetencat ligjore.

“Prandaj ne si Sindikatë e Policisë dënojmë ashpër sulmin e fundit që është bërë ndajë çdo zyrtari policor dhe kërkojmë nga institucionet gjegjëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndajë Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

“Gjithashtu, duke parë masat e ndërmarra nga IPK në drejtim të zyrtarëve policor pas intervenimit të mbrojtjes së institucioneve të vendit, Sindikata e Policisë së Kosovës, duke mos ndërhyrë në hetim, kërkojmë që të rishikohen vendimet për suspendim dhe të respektohet dinjiteti i zyrtarit policor dhe puna e tij humane në mbrojtje të qytetarit dhe të Institucioneve të vendit”, thuhet më tej në reagim.

Ndryshe, KMDLNj ditë më parë ka kërkuar të heton veprimet e Policisë në protestën e PSD-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close