Qeveria bën plotësim-ndryshimin e vendimit për kryesinë e ZRRE-së

Vendimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 20-të, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për propozimin e kandidatëve për kryesues dhe anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës nga mbledhja e nëntëmbëdhjetë (19) e zhvilluar me 14.07.2021.

Me plotësim ndryshimin e këtij vendimi, në vend të kandidatit të propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, z.Vehebi Sofiu, është propozuar z. Astrit Saraqini. Megjithëkëtë, z. Vehebi Sofiu, sipas vendimit Nr. 08/19 të datës 14.07.2021, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close