Kryeministri Kurti:Synimi ynë nuk është ndërrimi i njerëzve, por konsolidimi i sistemit

Kryeministri Kurti foli lidhur me procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ministria e Punëve të Jashme dhe Diasporës është në fazën e identifikimit të hershëm të kandidatëve për ambasadorë.

Ai tha se deri tani janë 43 kandidatë me grada të larta, me gradën ministër-këshilltar janë 16.

“Procedurën e përcaktojnë disa faza, pas verifikimit dhe plotësimit të kritereve, MPJD i kërkon qeverisë rekomandim për emërim dhe kërkesën për pëlqim”, deklaroi Kurti.

Ai përmendi procedurat e këtyre emërimeve, që përfshijnë seancën dëgjimore pastaj dorëzimi i dokumenteve tek presidentja, e cila me dekret merr vendimin.

“Vendimi bëhet me dekret të presidentes, ministrja e jashtme bën kërkesën duke ia bashkëngjitur dekretin e Presidentes”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, ai tha se me plotësim-ndryshimin e ligjit synojnë kuotën 70/30, ndërsa tha se do të ketë të emëruar politik dhe të karrierës.

“Synimi ynë nuk është ndërrimi i njerëzve, por konsolidimi i sistemit”, deklaroi Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close