Nga 1 janari i 2016,miliona përdorues do përballen me probleme për tu lidhur me Facebook, Google,Twitter…!


Në vitin 2016, dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën do të përballen me probleme në kyçjen në disa nga faqe të internetit të koduara në sisteme aktuale si Facebook, Google dhe Gmail, Twitter, dhe faqet e Microsoftit.

facebb

Përse? Sepse rrjet-shfletuesi i tyre ose pajisja nuk do të jenë në gjendje për të lexuar certifikatat e reja, më të sigurta.

SHA1, kriptografike hashing algorithm që ka qenë në zemër të sigurisë së webit për një dekadë, do të dalë në pension në pak më shumë se një vit. Disa thonë se ajo mund të thyhet deri në fund të vitit, esencialisht duke e bërë atë të padobishme dhe duke dobësuar sigurinë për miliona e përdorues.

Autoritetet Certifikuese kanë thanë se s’do të përgjigjen më në problemet e sigurisë së certifikatave SHA1 që nga , 1 janari i 2016, por për certifikatat SHA2. SHA2 është një algoritëm që është në mënyrë të konsiderueshme më e fortë e që do të zgjasë për shumë vite që do të vijnë. Por ka një problem. Një pjesë e vogël, por e konsiderueshme e përdoruesve të internetit nuk kanë shfletues ose pajisje që do mund të meren/punojnë me SHA2.

“Ne jemi gati për të lënë një pjesë të tërë të internetit në të kaluarën,” tha shefi ekzekutiv i CloudFlare Mateu Prince, gjatë një bisede në New York .

CATEGORIES

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close