Kartolina me figurën e Idriz Seferit


Një ditë u afrova tek njëra nga stendat ku shiten librat që gjenden në qender të Prishtinës, dhe kërkova jë libër .Në fakt isha në kërkim të veprës”Jeta Dhe Vepra E Idriz Seferit”botuar nga Instituti I Historisë Prishtinë më 2003.Nuk e kishin ,por mora premtimin se do mundoheshin të ma gjentenë vazhdim të javës.

Kur shkova heren tjeter ,ma kishin gjetur librin.Para se të bënim pazarin,mori në dorë një grumbull kartolinash dhe po i gjurmonte.Tek njëra ndaloi dhe e veçoi.Ma ofroi mua duke më thënë,kjo është një kartolinë,të cilën as unë nuk e di se nga më ka ardhur dhe po ta dhurojë se i shkon librit që bleve.

Nuk e kisha idenë se çfare mund të ishte.Kur e mora,pashë figurën e Kreshnikut të Maleve,siq e quan Dr.Fehmi Rexhepi ,Idriz Seferin,gjeneralin e madh të ushtrisë shqiptare kryengritëse të fillimshekullit njëzet.

Mbrapa kësaj kartoline që ishte e pa dërguar ,kishte të shkruar :IDRIZ SEFERI (1860-1929). Kurse në anën tjetër me shkronja më të vogëla:Botues :Qendra Kulturore Shqiptare-Belgjikë.

Për fat të keq nuk kish vitin e botimit dhe ndonjë të dhënë tjetër.Por më gëzoi fakti se është nderuar kjo figurë e madhe nga historia jonë kombëtare e për të cilin të krijohet përshtypja se shpesh nuk i jepet vëmendja e merituar.

/Xhelil Arifi /Proinformacion.com/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close