Misteri i jetës

Lirim Gashi  6.6.2016


Unë mendoj që jeta është një mister i përveçëm pasi që secila jetë e shkruan një kapitull në vete, ndërsa si fenomen është një prodhim i lojës në mes materies dhe idesë. Sasia e energjisë që shpenzohet për ta krijuar jetën është në përpjestim të drejtë me sasinë e energjisë që lirohët pas përmbushjes së saj me gjallëri.

Të qenurit gjallë është gjendje e vetëdijësuar e materies. Ngritja e vetëdijës në nivelin më të lartë dhe kordinimi i bashkveprimit të saj me materien mundësohët përmes trurit ndërsa shpirti është gjendja permanente e vetëdijshmërisë që nuk mund të prodhohet nga njëriu por vetëm të reprodukohët përmes shkëmbimit të ndjenjave dhe epsheve ndërmjet poleve të kundërta gjë që mundësohët nga shfrytëzimi i predispozitave të krijuara nga natyra.

misteri i jetësNatyrisht edhe natyra nuk është krijuar nga hiqi sepse prej hiqit nuk vjen asgjë, ndërsa fakti që nuk kemi përgjigje as në pyetjet më të thjeshta e dëshmon evolimin e pamjaftueshëm të vetëdijës dhe përshkallëzimin e saj në nivele të ndryshme. Misteria e jetës është pikërisht të jetuarit paralel në miliarda ekzemplar dhe bashkveprimi dhe kordinimi manifaktural i kurreshtjes për ti dhënë përgjigje enigmave të egzistences përmes ngritjes së efikasitetit mendor dhe fizik. Përgjigjen e vetme absolute e gjejmë te religjionet edhe pse të padëshmuar shkencërisht por pse mos të besojmë edhe në gjëra që nuk i shohim por vetëm i ndjejmë. Dashurinë nuk e shohim por e ndjejme njësoj sikur urrejtjen dhe nëse krijuesi i dashurisë është Zoti dhe i urrejtjes djalli unë e dua vetëm Zotin.,

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close