Në Beograd vazhdon seanca gjyqësore ku trajtohet masakra në familjen Gashi

Nga Beogradi: Bekim Gashi


Sot në Beograd vazhdon të mbahet seanca gjyqësore ndaj dy oficerve te ushtrisë serbe Pavle Gavrilloviq dhe Ratko Kozlina të cilet akuzohen se me 25 mars 1999 vranë 27 civil në fshatin Terrnje të Suharekës prej të cilëve 22 i perkasin familjes Gashi ndërsa të tjerët ishin mysafir nga fshati Studenqan në mesin e të cilëve shumica ishin femra dhe fëmijë dhe pas vrasjes trupat e tyre u ndanë në disa grupe dhe që 17 vite nuk dihet vendndodhja e 17 personave.

13413504_1161741233844444_6209532985037473187_nSipas zëdhënësit të familjes z. Bekim Gashi i cili merr pjesë në të gjitha seancat gjyqësore vetëm në vitin 2016 kanë ndodhur pesë shtyerje seancash me arsyetimin gjithnjë të njëjtë se çdo herë sëmurët një ditë para seancës njëri nga të akuzuarit. Në seancen e cila është mbajtur me datën 06 06 2016 dëshmuan tre ushtar te brigadës së motorrizuar të ushtrisë serbe e njohur si brigada 539 e cila asokohe është udhëhequr nga komandanti Pavle Gavrilloviq dhe zëvendësi i tij Rajko Kozlina. Keta ushtar ishin propozuar si dëshmitar nga prokorori i lëndës Vojsllav Shoshkiq: Aleksander Stevanoviq, Bojan Gajiq dhe Dragan Raiq dhe që të tretë u munduan ta ndryshojnë ngjarjen rreth vrasjës së civilëve në fshatin Terrnje duke mos e pranuar se kanë vrarë ata vetë por me arsytimin se vetem i kanë parë trupat e të vrarve dhe i kanë ndëgjuar krismat.

Madje njëri prej tyre tha se është kthyer në fshat mbas 4 ditësh me disa ushta të tjerë për të menjanuar kufomat por nuk pranoi ti ketë ngarkuar ai vetë në kamion me arsytimin se ka qenë i trishtuar nga ajo që ka parë, ku sipas tij ato kanë qenë vrasjet e para që ka parë pasi ka qenë ushtar nga muaji 09/1998. Mbas insistimit të prokurorisë dhe shumë pyetjeve të parashtruara nga Kryetarja e Kolegjit Gjyqësor Mirjana Jeliq dhe Prokurori Vjosllav Shoshkiq dy nga dëshmitarët treguan që të gjithë kanë qenë të udhëhequr nga i akuzuari Rajko Kozlina mandej ata treguan se si Kozlina kishte vrarë te moshuarin e parë që kishte takuar në shtëpinë e parë Musli Gashin. Seanca vazdon edhe sot ku pritët të dëshmojnë edhe tre dëshmitar . Dy prej tyre kanë dëshmuar edhe në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviqit dhe Millan Militunoviqit dhe kanë qenë të mbrojtur nëm shifren K-32 dhe K-41 ndersa sot nuk kanë shifer.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close