Asambli ,,GJILANI” përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ballkanik në Izmir të Turqisë

Gjilan, 7 qeshor

Ansambli Izmir 2016Asambli i këngëve dhe valleve ,,GJILANI”, nga Gjilani, këto dite është kthyer nga Turqia ku ka përfaqësuar Kosovën në ,,Festivalin Ballkanik Izmir 2016″. Në këtë festival AKV “GJILANI”, është paraqitur me programet tona te larmishme me motive nga të gjitha trevat shqiptare, krahas të gjitha vendeve të Ballkanit.

Paraqitja e suksesshme e AKV “GJILANI” në këtë ngjarje shumë e rëndësishme për kulturën në përgjithësi. Manndej, ky Ansaambël i këngëve dhe valleve shqiptare është nderuar edhe nga organizatori me mirënjohje speciale, ku meritor për këto paraqitje janë anëtaret e Ansamblit dhe i gjithë stafi qe për një kohe te gjate është përgatitur që përfaqësimi të jetë sa më dinjitoz .

Vlen të theksohet se pjesëmarrjet e këtilla janë shumë produktive për njohjen, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve te ndryshme,mes të rinjve tanë me kultura dhe tradita të vendeve të Ballkanit dhe me gjerë.

Gjithashtu, në këtë paraqitje kulturore janë krijuar kontakte me shumë organizata-shoqata të ndryshme që veprojnë në qytetin e Izmirt për një bashkëpunim të mirëfilltë në të ardhmen.
Për të marrë pjesë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm AKV “GJILANI” është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, me këtë rast u jemi shume mirënjohës dhe shpresojmë që në të ardhmen përkrahja institucionale nuk do te mungojë, ka shtuar Nehat Ferati, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” nga Gjilani.

T. Selimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close