Si arriten ardhacakët sllav ti dominojnë shqiptarët autokton?!

Shkruan Lirim Gashi


Marrdhëniet shqiptaro-serbe, janë po aq të lashta sa edhe vetë prezenca e popujve sllav, në viset e banuara historikisht nga shqiptarët apo pasardhësit e vetëm gjenetik të ilirëve autokton. Se si ndodhi shpërngulja e popujve sllav nga Karpatet dhe Indokina, si u realizua migrimi i tyre në Gadishullin Ballkanik, dhe a ishte rezultat i dëbimit të dhunshëm nga biotopi i tyrë natyrshëm etnik apo rezultoi nga kërkimi i kushteve më të mira për jetesë, është çështje me të cilën duhët të merren historianët dhe arkeologët, por një gjë është e sigurtë: ardhja e tyre në territorët e banuara me shqiptarë në aspektin metaforik lirisht mund të trajtohët si një mallkim historik i përmasave kronike, sepse pasojat e saj për popullin autokton shqiptar, prodhojnë kontinuitet të vazhdueshëm negativ dhe e përcjellin si një hije e keqe deri në ditët e sotme. Mungesa e historisë sonë të shkruar dhe dokumentuar si dhe prezenca e historisë së shkruar nga dhunuesit shekullor të dinjitetit tonë njerëzor dhe kombëtar, i dhuron këtij mallkimi dimension mistik, sepse krijon vakuum historik, prandaj hallka e humbur në zingjirin tonë historik, metaforikisht ma përkujton lakun e litarit i cili e ngulfat çdo përpjekje tonën, për ta kuptuar vetvetën. Nëse në aspektin historik ishim në avantazh të bindshëm për nga lashtësia autoktone ndaj ardhacakve sllav, atëhere si ishte e mundur që këta të fundit të kalojnë në avantazh të bindshëm në të gjitha parametrat që e përcaktojnë nivelin e gjithanshëm shoqëror dhe etnik, dhe që në trojet tona etnike ta shkruajnë, dokumentojnë dhe diktojnë jo vetëm historinë e tyre, por edhe historinë tonë?!? Përgjigje spontane në këtë pyetje të arsyeshme nuk kam jo pse s”dua të kem, por sepse dëshiroj që përmes analizes së rrethanave historike, të cilat e mundësuan një kontinuitet të disfavorshëm historik për ne, ta kuptoj realitetin aktual, sepse jam plotësisht i bindur që mosnjohja e fundamentuar e së kaluarës sonë, na vërbon dhe e pamundëson rrugëtimin tonë të vetëdijshëm, drejtë një ardhmërie më të prosperuar. Pyetja e parë spontane e cila më sillët vërdallë është: a thua këta ardhacakë të ndërsyer nga lufta për egzistencë, iu vërsulën Gadishullit Ilirik me elanin e ujkut të uritur për gjah, prandaj erdhën të armatosur ushtarakisht deri në dhëmbë, apo ishin të pajisur taktikisht dhe strategjikisht me dinakërinë e dhelprës prandaj nuk e kërkuan konfrontimin e mënjehershëm të hapur frontal me popullësinë autoktone, por së pari e studijuan hartën e saj mentale dhe pastaj vepruan?!!!
serbia  1833Bazuar në historinë e lashtë gojore dhe të shkruar evropiane, nuk ekziston as dyshimi më i vogël në autoktonizmin shqiptar në gadishullin Ballkanik dhe rrjedhimisht as në statusin ardhacak të fqinjëve tanë sllav prandaj kronologjia zhvillimore e ngjarjeve të më vonshme historike kombtare fiton dimension anakronik jo vetëm për shkak të mungesës së historisë sonë të shkruar por sidomos për shkak të pozitës inferiore të shqiptarve në përiudhat që pasuan e që ishte pasojë e dominancës ngulfatëse të popujve sllav në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.
Zhgënjyes është sidomos fakti që kjo dominancë ndodhi me shpejtësi razante ndërsa nga kjo periudhë historike ( shekulli V-VII ) nuk njihet asnjë betejë kolosale e cila do ta dëshmonte rezistencën e popullsisë autoktone shqiptare ndaj dominancës sllave prandaj shtrohët rrjedhimisht pyetja: Çka ndodhi në këtë periudhë me popullsinë autoktone dhe pse ia lejoi ardhacakëve një dominancë të tillë ngulfatëse?!!!
Pushtimi i Ilirisë qysh në shekullin e parë të epoke së re nga latino-romaket dhe greko-bizantinet si dhe rezistenca 300 vjeçare e Ilirëve e dërmoi jashtë çdo mase popullatën autoktone prandaj kjo mund të jet arsyeja kryesore e mungesës së rezistences aktive kundër pushtimit sllav ndërsa në asnjë dokument historik nuk përmendet ndihma aktive që ia ofruan përandoritë Romake dhe Bizantine pushtuesve tanë sllav.
Origjna e shqiptarve për shkak të natyrës fisnore dhe klanore të organizimit shoqëror të ilirëve dhe sidomos mungeses së historisë së shkruar humbët në margjinat e autodidaktizmit kulturo-historik etnologjik qysh në lashtësinë antike ndërsa me ilirët e lashtë i lidhë kryesisht emri i fisit ilir albanoi dhe një fjalor ilir i zbuluar nga arkeologët që përmban fjalë që e dëshmojnë pa asnjë dyshim ngjajshmërinë e fjalve shqipe me ato ilire si për shembull: andja-and, bind-bindus ( në kuptimin orgjinal ,,bindo,,) delma ( delja)-delmati ( sipas së cilës fjalë u pagëzua fisi ilir dalmat), dashë-dezitijati ( fisi ilir dezitijat), dardha-dardanoi ( fisi ilir dardan), si dhe emrat e individëve si për shembull Bardhyl-Bardhyis, Tetane-Teuta-Teutane, Agron, Ilir, Ardian-Adrian-Adria-Adriatik, Ilir etj…apo fjala thikë-sika. Ngjajshmëria etnologjike është identifikuar dhe dëshmuar arkeologjikisht edhe përmes dekorit të veshjeve tradicionale që janë tërësisht identike me ato ilire të zbuluara në të gjitha viset e RSFJ-së së dikurshme apo Shqipërisë Etnike. Dëshmitë e vazhdimësisë etnologjike ilire në identitetin shqiptar shtrihën në të gjitha sferat e kulturës e sidomos në sferen e muzikës burimore dhe trajtat monofone dhe polifone të këndimit në kor, të cilat i përvetësuan më vonë edhe ardhacakët sllav. Mënyra e të kënduarit monofon dhe polifon ndër shqiptarët e njohur si ,,kanga,, dhe e përvetësuar nga ardhacakët sllav përmes emërtimit të ndryshuar ,,ganga,, e për të cilën të gjithë etnomuzikologët janë të pajtimit që ka prejardhje ilire është edhe një dëshmi e pakontestueshme e kontinuitetit ilir të shqiptarve të sotëm.
Lidhjët e trungut etnologjik shqiptar më rrënjët ilire dëshmohën edhe përmes shtrirjes së tyre gjeografike pikërisht në viset e banuara dikur nga ilirët ndërsa shembulli më i mirë është qyteti Shkodër ( Scodra) që ishte epiqendra e fisit ilir ardian, emri i së cilës gjendet i vulosur në monedhat e lashta të këtij fisi.
Nuk ekziston në fakt asnjë burim historik që e konteston autoktonizmin shqiptar në këto troje, por as prejardhjën e tyre ilire dhe origjinalitetin unikat të gjuhës së folur shqipe prandaj hallka e humbur në zingjirin etnologjiko-historik shqiptar lidhet ngushtë me mungesën e gjuhës së shkruar shqipe dhe prezencen e gjuhës së shkruar sllave përmes së cilës këta ardhacakë të rafinuar e përvetësuan jo vetëm identitetin tonë kulturor por edhe atë kombëtar dhe territorial sepse i përdorën metodat më perfide që i njeh historia e njërzimit. Ndryshimin razant të realitetit faktik në gadishullin Iirik ( ballkanik) sllavët e realizuan përmes një kombinimi fatal metodash perfide të cilat popullsisë autoktone iu servuan gradualisht e që për nga ndikimi metaforikisht mund të krahasohën me një koktel helmues dhe asimilues. Për dëbimin e popullësisë autoktone nga ambisi i tyre territorial dhe etnologjik përveç dhunës së tmerrshme, ardhacakët sllav u shërbyen edhe me metodat më perfide për asimilimit e saj përmes studimit dinak të hartës saj mentale. Pikat e dobëta në hartën tonë mentale i identifikuan pikërisht në vlerat tona më të larta humane dhe njerëzore siç ishin bujaria, zemërgjërësia, mikpritja, fjala e dhënë dhe e mbajtur ( besa ), morali dhe etika por edhe në dobësitë tona reale siç ishin mungesa e organizimit shoqëror modern pra shtetit si dhe prezenca e mentalitetit përçarës klanor dhe fisnor.
Bashkjetesën e imponuar nga ardhacakët sllav shqiptarët kohë të gjatë nuk e pranuan si biotop të natyrshëm prandaj as domosdoshmërinë për ta pranuar gjendjën faktike dhe për të mësuar nga pësimet e veta por edhe superioriteti strategjik dhe taktik i fqinjëve ardhacak sllav. Harta e tyre e dhunuar mentale pranimin e realitetit e identifikonte si pajtim me të prandaj krenaria e rrejshme ishte forma më ideale e kompenzimit të kompleksit të vlerës së ultë.
Mungesa e gadishmërisë për ta studijuar hartën mentale të pushtuesve sllav i bëri shqiptarët viktimë të lehtë për të gjithë pushtuesit e mëvonshëm. Nga ndryshimi i gjendjes faktike në terren përmes themelimit të shtetit dhe nënshtrimit të popullsisë autoktone shqiptare sllavët e jugut përfituan më tepër nga Përandoria Osmane se sa shqiptarët prandaj as konvertimi i popullatës shqiptare në fenë islame nuk i solli asaj përparësi në raport me popullatën ardhacake serbe dhe as fakti që Skendërbeu i shërbeu besnikrisht më tepër se dy dekada shpëtimit të kulturës oksidentale evropiane nga ndikimi oriental përkundrazi. Këtë e dëshmoi më së miri Kongresi i Berlinit në vitin 1878 në të cilin fuqitë e mëdha të kohës pikërisht mungesën e traditës historike shtetëformuese shqiptare e shfrytëzuan si alibi për përçarjën e Shqipërisë Etnike duke ia dhuruar zemërgjërësisht territoret e saj autoktone fqinjëve tanë ardhacak sllavë.
Në këtë mënyrë fuqitë e mëdha e pranuan gjendjën faktike në terren të cilën serbet e krijuan me dhunë para okupimit osman dhe i ignoruan në mënyrën më oportuniste të gjitha dëshmitë historike që e vërtetojnë autoktonizmin tonë të lashtë në trojet tona etnike duke mos e pranuar as variantën e reduktuar të Shqipërisë Etnike. Populli shqiptar në këtë mënyrë u la nga fuqitë e mëdha në mëshirën e Zotit dhe armiqve të tij shekullor ndërsa aspiratat e tij për të jetuar në dinjitet, barazi dhe fqinjësi të mirë me fqinjët sllav u zhgënjyen pafundësisht.
Populli ynë i robëruar ndër shekuj nuk kishte çasje në asnjë sferë të jetës shoqërore e sidomos në arsim dhe kulturë sepse pushtetmbajtësit sllav çdo përpjekje të popullsisë së nënshtruar autoktone për t”iu qasur burimeve të diturisë dhe kulturës e ngulfatnin në fazën embrionale prandaj shkollat e pakta ilegale jo vetëm që i mbyllnin me dhunë por edhe themeluesit e tyre i linçonin fizikisht deri në likuidim total. Duke i pasur parasysh këto rrethana përpjekjët e rilindasve shqiptar për t”ia ndriçuar mendjen popullit të përvuajtur skamnor fitojnë dimension heroik hyjnor sepse janë rezultat i një viktimizimi të vetëdijshëm asketik për vetëdijësimin e masave të gjëra dhe përgaditjen e tyre mendore, morale dhe fizike për përballje definitive me armikun shekullor prandaj nuk është i rastësishëm fakti që fundi i shekullit të 19 i gjeti shqiptarët më të përgatitur, më unik, dhe më të vendosur se kurrë për tu çliruar nga kthetrat e robërisë shekullore.
Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë me 28 nëntor të vitit 1912 jo vetëm që ishte kurorëzim i pjesërishëm i aspiratave të drejta kombëtare por edhe i bashkimit të ndriçuar mendor dhe fizik të shqiptarve prandaj epilogu i mbarë i përpjekjeve dhe sakrificave shqiptare në fillimin e shekullit të XX ishte rezultat i mësimit nga pësimet historike dhe një hap gjigant në drejtim të një ardhmërie më të dinjitetshme.
Shqiptarët dhe serbet bashkjetesën e imponuar fatkeqësisht nuk e shfrytëzuan për të mësuar prej njëri tjetrit dhe për t”i relaksuar marrdhëniet reciproke përmes mbështetjës së barazisë reciproke njerëzore dhe kombëtare mirëpo kjo as që do të ndodhë ndonjëherë nëse Serbia vazhdon ta quaj Kosovën djep të vetin. Nuk ekziston asnjë strajcë e babadimrit që është aq e madhe sa që ta bartë Kosovën prej Karpateve në Gadishullin Ballkanik dhe nëse serbet besojnë në Babadimrin supermen antik atëherë nuk më habit fakti që e quajnë vetën popull qiellor dhe që këtë status e shfrytëzojnë për t”i nënshtruar, poshtëruar e masakruar fqinjët tokësor. Megalomania mitomanike jo vetëm që vërbon shqisa por edhe prodhon gjenocide prandaj nëse ajo mbetët pjesë e pandashme e filozofisë shtetëformuese serbe edhe në të ardhmën shqiptarët nuk do të blejnë kësaj radhe lapsa me tonelata për ta shkruar parollën ,,Ju lutëmi mos na sulmoni,,.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close