Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Në Kosovë,s’pyet kush për të drejtat e punëtorit!

Nuk e di nëse ka një vend tjetër në Europë,ku të drejtat e punëtorit shkelen kaq shumë si në Kosovë.Edhe po të ketë, Kosova,dhe punëdhënësit tanë sigurisht hynë në mesin e atyre që i shkelin me të madhe këto të drejta,të cilat rregullohen dhe mbrohen me ligj!

2

Punëtorët këtu tek ne shpesh punësohen pa kontratë,të cilët më pastajë pushohen nga puna kur ti teket punëdhënësit,pastaj nuk paguhet për ta kurrfarë kontributi dhe të cilët më pastajë nuk do të gëzpjnë të drejtën për pension,si dhe po tu ndodhë ndonjë fatkeqësi në vendin e punës kush nuk lodhet për shpenzimet e shërimit të tre!Ata detyrohen të punojnë kohë e pa orarë,jashtë çdo norme të orarit punues dhe duke mos u shpërblyer fare për orët e tepërta që kanë punuar.Këta punëtorë ndodhë që edhe fyhen e shahen nga punëdhënësit e tyre e këta për shkakun se nuk dëshirojnë të humbasin vendin e punës,sepse vështirë e gjejnë,detyrohen të heshtin!këta punëtorë detyrohen të punojnë edhe në ditë pushimi,të dielave se për të shtunën mos të flasim e edhe në ditë festash!Dhe askush nuk qanë kaptinën për këtë gjë.E as inspktorët e punës e as ndonjë nga pseudo sindikatat.Të gjitha shohin interesin e tyre në këtë lëmsh shteti.

Kështu është në tërë Kosovën.Kështu ishte edhe sot në Gjilan.Punëtorë që ktheheshin nga puna e dalloheshin nga rrobat e punës të lyera me material lyerjeje abribash,dhe pamje të tillëve që akoma punonin (shiko foton ma lartë)në ndërtesat që për çdo ditë po mbijnë,për të cilat thuhet se janë investime parashë të shpërlara,por që është temë tjetër.

Xhelil Arifi/proinformacion.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close