Serbia i dërgon notë proteste,Sllovenisë për shkak të deklaratave të djeshme të B.Pahor kryetarit slloven për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Paramenojeni kur këta tanët flasin për ditën kur së shpejti edhe Serbia do të na e njohë pavarësinë,thuajse kushedi se sa e dores së parë qenka kjo gjë,përderisa shteti Serb bënë idiotsinë shtetrore të radhes dhe i dërgon notë proteste Sllovenisë për shkakun se kryetari slloven Borut Pahor ka bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

minist

Ministria e punëve të jashtme e Serbisë ka njoftuar se palës slovene i është paraqitur kërkesa që në të ardhmen u dashka që Slovenia të përmbahet nga deklarata të tilla të cilat “i sjellin dëme mardhënieve të ndërsjella,si dhe mirëbesimit në mes Serbisë dhe Slovenisë”.
Kjo ministri ia paska kujtuar palës Slovene se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët slloven bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së kosovës që ata e quajnë “të njëanshme”,e cila sipas kësaj ministrie po i cenuoka interesat serbe.Është thënë në këtë njoftim të ministrisë serbe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close