Plazhi i Golemit,standardet ma të mira sivjet

TIRANË, 10 Qershor / ATSH-N.Lena/ –  Në  prag te nisjes se sezonit veror të plazheve, Agjencia Kombëtare e Bregdetit është e angazhuar qe të jape ndihmesën e saj në ato plazhe që kanë frekuencë të lartë pushuesish, por që njëkohësisht paraqesin edhe problematika përsa i përket pastërtisë dhe menaxhimit bashkëkohor.

50_big

Një nga plazhet më të vizitueshëm nga  vendasit dhe të huajt në këtë periudhë është ai i Golemit.

Ky plazh ka qënë dhe vëmëndja kryesore e AKB-së këto ditë, duke kontaktuar edhe përfaqësues të pushtetit lokal, banore të zonës, tregtare dhe  persona që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë plazh.

I pyetur nga ATSH-ja, Drejtori i Përgjithshëm i AKB-së Auron Tare, tha se ”Është koha kur stafi ynë është në terren dhe në kontakt të përditshëm me administratoret e plazheve. Po bëjmë përpjekje për ngritjen e vend-rojeve për pushuesit në ato plazhe ku janë vërejtur problematika”. Sipas tij, plazhet po mbushen me pushues dhe gadishmëria për t’u shërbyer atyre duhet të jetë në rritje. /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close